February 2, 2011

Bleona Qerreti, Madona shqiptare

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti, duket se
famën e kërkon edhe në Shtetet e Bashkuara, aty ku VIP-at e njohin si
“Madona shqiptare”. Ajo është parë përkrah personazheve të njohur të
botës së muzikës dhe kinemasë, si Xhulia Ormond dhe Xhina Xhershon, në
mbrëmjen e bamirësisë “Save the Children and Artists”, në Los Anxheles,
ku ka performuar “live” edhe këngëtari Riki Martin.Bleona Qerreti, “Madona shqiptare”, bashkëpunim me producentin Timbëlend

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti, duket se famën e kërkon edhe në
Shtetet e Bashkuara, aty ku VIP-at e njohin si “Madona shqiptare”. Ajo
është parë përkrah personazheve të njohur të botës së muzikës dhe
kinemasë, si Xhulia Ormond dhe Xhina Xhershon, në mbrëmjen e bamirësisë
“Save the Children and Artists”, në Los Anxheles, ku ka performuar
“live” edhe këngëtari Riki Martin.

Ylli i muzikës shqiptare, në SHBA njihet si “Madona shqiptare” dhe nga
vetë këngëtarja mësohet se po bashkëpunon me producentin e famshëm
amerikan Timbëlend, për realizimin e albumin e saj të parë në anglisht.
Bleona ka rrëfyer se i është dashur një vit, që Timbëlend t’i kthente
një përgjigje për bashkëpunimin, por albumi sipas saj nuk ka asnjë
arsye pse të mos jetë i suksesshëm. Prej disa vitesh Bleona është
zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, ku po përjeton një nga periudhat më
të mira të jetës, së bashku me bashkëshortin shqiptaro-amerikan, Gani
Bardha, i cili nuk ka nguruar ta mbështesë për të qenë sa më e
suksesshme profesionalisht.

0 comments:

Post a Comment

 
Themes by Ex Templates Furniture l Furniture Shop l Home Design